Vjena – qyteti më i mirë për të jetuar

Për herë të tretë në pesë vitet e fundit, Vjena është shpallur qyteti më i mirë për të jetuar në raportin vjetor të publikuar nga The Economist Intelligence Unit (EIU). Fjala është për raportin për vitin 2022.

Në dhjetëshen më të mirë dominonin qytetet e Evropës Perëndimore. Kopenhaga është në vendin e dytë,  Cyrihu zë vendin e tretë , kurse Calgary në Kanada është në vendin e katërt.

Cani Travel

Gjeneva është në vendin e gjashtë, e ndjekur nga Frankfurti në vend të shtatë, kurse Amsterdami siguroi numrin nëntë.

Koncepti i jetesës vlerëson se cilat qytete në mbarë botën ofrojnë kushtet më të mira të jetesës. Lista e Economist rendiste 172 qytete sipas një serie faktorësh, siç janë niveli i krimit, stabiliteti politik, infrastruktura, hapësirat e gjelbra apo kujdesi shëndetësor.

Viena me 1.9 milionë banorë qëndronte në krye në të listës për vitin 2022, megjithëse një vit më parë ishte në vend të 15 për shkak të izolimeve drastike të pandemisë dhe protestave. Qyteti ka rihapur tashmë muzetë e restorantet e bukura, të cilat shoqërohen nga arkitektura perandorake dhe pallatet e shkëlqyera të kulturës e operas.