Von Cramon: Vuçiqi ngulfat zërat kritik në Serbi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka deklaruar në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, pas vizitës në Serbi, se partia e Vuçiqit, SNS sulmon çdo zë kritik në jëtë vend.

Për mua, ky udhëtim ishte edhe një konfirmim në praktikë se Partia Përparimtare Serbe (SNS), e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, vazhdon të përdorë çdo mundësi për të sulmuar dhe mbytur zërat kritikë”, deklaroi Viola von Cramon, për gazetën Danas.

Cani Travel

Gjatë vizitës në Serbi ajo është pritur edhe nga një protestë e organizuar nga disa asamblistë të partisë së Aleksandar Vuçiqit, derisa po bënte një vizitë në një komunë serbe. “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “nuk do na e marrësh Kosovën dot”, ishin brohoritjet me të cilat u prit Von Cramon.

Jam e shqetësuar me gjithçka që kam parë në Loznicë”, ka thënë tutje ajo.

Të shqetësuar me këto ngjarje janë shprehur edhe autoritetet lokale në Loznicë, të cilët thonë se një grup nga partia e Vuçiqit janë mbledhur dhe kanë brohoritur fjalë degraduese.

Në të njëjtën kohë ata kishin pas vetës kamerat dhe mediat e pushtetit për ta riformuar këtë vizitë si u konvenon atyre. Normalisht, narracioni ishte se Von Cramon ka tradhtuar në rastin e Kosovës. Kjo është absurde, ajo mund të tradhtojë Bavarinë, apo ndonjë pjesë të Gjermanisë, por jo ne, pasi ajo është gjermane”, thonë disa asambleistë nga opozita.

VioLA Von Cramon ka qenë shpesh kritike për mungesën e demokracisë në Serbi dhe stilin autoritar të regjimit të Vuçiqit. Këto shqetësime i ka shfaqur në vazhdimësi edhe në raportimet e saj në Parlamentin Evropian.