Eksperti gjerman për Ballkan, Bodo Weber e ka fajësuar Presidentin e Francës Emmanuel Macron, për ngecjen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian por edhe për mos liberlaizimin e vizave për Kosovën.
Weber tha se „Presidenti francez Macron është seriozisht kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian, por këtë nuk e thotë me zë të lartë. Macroni po ndikon madje edhe tek shtetet e tjera që të bllokojë zgjerimin e BE-së“, pohon Weber. Sipas tij, „Qeveria e re gjermane do të ketë një sfidë të vështirë me Macronin, pasi që nëse nuk gjendet një marrëveshje me Parisin për të zhbllokuar zgjerimin e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zgjerimi do të jetë përfundimisht i vdekur për vitin e ardhshëm”, deklaroi Weber për RTV Dukagjinin.
Bodo Weber mendon se „Macron po e bllokon eshe liberalizimin e vizave për Kosovës“, pasi sipas tij, „Kosova në këtë rast ka rënë viktimë e krizës së refugjatëve gjatë viteve 2015-2016“.
Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara më parë për liberalizim, tjonë diplomatët në Bruksel dhe Berlin. Por disa vende ende kanë rezerva ndaj këtij procesi, e Weber pohon, se Franca është një prej tyre.