Restoranti „Noma“ i shqiptarit Rene Rexhepi, më i miri në botë!

Restoranti
Restoranti "Noma" i shqiptarit Rene Rexhepi, më i miri në botë!

Restoranti “Noma”, pronë e shqiptarit Rene Rexhepi është shpallur „Restoranti më i Mirë në Botë“. Kështu kanë njoftuar vet përfaqësuesit e restorantit në rrjetin „Twitter“, të cilët e konfirmuan se „Noma“ ka fituar çmimin e më të mirit.

“Çfarë momenti i pabesueshëm për të gjithë ne në Kopenhagen. Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë që ekipi ynë është votuar restoranti numër një në botë”, thuhet në njoftimin e pronarëve të restorantit.

Cani Travel

Çmimi i restorantit më të mirë në botë për këtë vit, është çmimi i pestë me radhë i këtij restoranti. Konkursi ‘50 restorantet më të mira në botë’, i cili u zhvillua në Antwerp, Flanders, nga data 3-5 tetor, vlerësoi NOMA për menunë e saj novatore dhe përdorimin e përbërësve të veçantë ushqimorë.

Pak ditë më parë, ai është vlerësuar edhe me çmimin 3 yje Michelin.Rene Rexhepi është i biri i një shqiptar me origjinë nga Xhepçishti i Tetovës. Ndërsa nëna e tij është me origjinë nga Danimarka. Ne promovojmë vlera!