Futbollisti shqiptar me famë botërore, Granit Xhaka ka uruar Ditën e pavarësisë së Kosovës.
Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Xhaka ka shkruar se kjo ditë e shënuar paraqet moment historik dhe krenar për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Urime për këtë ditë të shënuar, një moment historik dhe krenar për të gjithë qytetarët e Kosovës. Le të jetë ky një vit i mbushur me paqe, progres dhe hapa të mëdhenj drejt përparimit dhe integrimit në arënën ndërkombëtare”, ka shkruar Xhaka.