Xhubleta – pasuri shekullore e shqiptarëve. Shpallet trashëgimi kulturore e mbrojtur nga UNESCO!

Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet,  është shpallë ditë më parë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.  “Në mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të 

UNESCO-s që po zhvillohet në Marok u vendos që xhubleta të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”, ka njoftuar Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Cani Travel

Xhubleta është veshje tradicionale e grave në Shqipërinë Veriore, Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi. Ajo cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika të prerjes e qepjes, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin.