Gjermania nuk është më aq atraktive si vend biznesi. Sipas renditjes së publikuar nga Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane, Gjermania ka rënë me katër vende dhe tani renditet në vendin e 18-të nga 21 vende të krahasuara. Çmimet e larta të energjisë dhe rregulloret e pafavorshme për kompanitë ndikuan më së shumti në këto tendenca negative.
Në renditjen e Qendrës për Kërkime Ekonomike Evropiane, Gjermania është tani pak pas Francës. Vetëm Hungaria, Spanja dhe Italia janë në pozitë më të keqe. Kompanitë në SHBA, Kanada, Suedi dhe Zvicër kanë kushtet më të mira për biznes. Mirëpo, Austria dhe Holanda humbën edhe më shumë pikë se Gjermania. Ato kanë probleme në fushën e rregullimit dhe energjisë. Japonia dhe Suedia janë përmirësuar më së shumti.