Filloi Forumi Ekonomik në Davos – merr pjesë edhe Kurti

Në Davos të Zvicrës filloi sot (16.01.2023) tubimi 5-ditor i Forumit Ekonomik Botëror. Pasojat e luftës në Ukrainë në ekonominë botëror do të jetë në qendër të vëmendjes së takimit në alpet zvicerane. Në Davos vijnë krerë politikë nga e gjithë bota, liderë të ekonomisë, figura të njohura dhe aktivistë të klimës. Ky forum zhvillohet në një kohë kur ekonomia botërore ndodhet nën presion të madh për shkak të inflacionit të lartë, krizës së energjisë, ndërprerjeve të zinxhirëve të furnizimit si pasojë e luftës, si edhe rishpërthimit të pandemisë Covis-19 në Kinë. Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.