Zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoni të Veriut po votohet sot për kryetarët e ri të 80 komunave dhe për këshillat komunale. Një njësi e veçantë është Shkupi me dhjetë komuna. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtë vote kanë 1,824.864 qytetarë. Për kryetarë të komunave garojnë 299 kandidatë dhe 577 lista këshilltarësh me 10.600 kandidatë.

Qytetarët duhet të respektojnë masat kundër pandemisë. Maskat mbrojtëse, distanca dhe dezinfektimi janë kriteret kryesore për realizimin e procesit votues.

Cani Travel

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar në ora 11, se votimi ka qenë i vogël. Deri në orën 11:00 kanë votuar vetë 135.906 qytetarë, që është rreth 10,2 %. Më së paku votues deri në orën 11 janë regjistruar në komunën e Vrapçishtit. Ndërsa më së shumti në komunën Novaci me 25.84 për qind.