Serbia nuk e ka lajuar ekipin e Kosovës në boks të futet në territorin e saj, për shkak të simboleve të shtetit.
Lufta politike mes Serbisë dhe Kosovës, arrin të ketë ndikim edhe në fushën e sportit. Nga data 23 tetor deri me 6 nëntor në Serbi do të mbahet turneu botëror i boksit për amator, ku Kosova do të përfaqësohej nga tre boksier shembullor: Patriot Behrami, Shpetim Bajoku dhe Bashkim Bajoku.
Por kjo nuk u mundësua ngaqë reprezentacioni i Kosovës në boks nuk u lejua të hynte në shtetin e Serbisë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, kjo për shkak të simboleve të shtetit të Kosovës në veshjet e tyre.
Policia kufitare u kërkoj që veshjet me simbolet dhe emrin e Kosovës, t’i kthenin prapa dhe në këtë mënyrë do të lejoheshin të hynin dhe të përcilleshin deri në vendin ku mbahet kampionati. Por një gjë të tillë nuk e pranua nga kombëtarja e Kosovës në boks. Kështu u prononcuan gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Latif Demolli dhe selektori i boksit për meshkuj, Besim Brahimi të cilët gjithashtu u ndaluan të hynin në Serbi bashkë me boksierët nga Kosova.
Lidhur me ketë ngjarje reagoi edhe Federate Ndërkombëtare e boksit AIBA. Ajo i bëri apel udhëheqësve të Serbisë që të mos e shohin pjesëmarrjen e Kosovës në kampionat me sy politik dhe boksierët e Kosovës nuk kanë bërë asgjë me politikë. Ajo apeloi që kjo çështje të zgjidhet në interes të sportistëve.
Por autoritetet serbe nuk e lejuan futjen e ekipit të Kosovës. Në këtë kampionat do të marrin pjesë edhe reprezantacioni nga Shqipëria të cilët jozyrtarisht i konfirmuan kombetarës së Kosovës se nëse nuk do të lejohej të merrte pjesë ekipi nga Kosova,
gjithashtu do të tërhiqeshin edhe ata. Por, këtë gjë nuk e bënë për shkak të frikës së ndëshkimit nga AIBA, kështu raportuan mediat kosovare.
Elmira Malushaj-Brahimi