Zhbllokohen pikat kufitare në Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar njofton se nuk janë më të bllokuara pikat kufitare në Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak. Bëhet e ditur se hyrje-daljet në këto pika kufitare zgjasin tre deri në pesë minuta, po ashtu nuk ka kolona të automjeteve.

Këto tri pika kufitare kanë qenë dje (20.06.2023) të bllokuara për shkak të protestave të serbëve, të cilët nuk lejuan qarkullimin e automjeteve që vinin nga Kosova.

Cani Travel