Përgënjershtrohet deklarata e zyrtarit serb

Beograd, 24. novembra 2022.- ARHIVSKA FOTOGRAFIJA OD 16. avgusta 2022.-Dogovor Beograda i Pristine o registarskim tablicama koji je postignut u Briselu znaci da nema nikakve kaznene politike premijera privremenih pristinskih institucija Aljbina Kurtija prema Srbima koji voze automobile sa KM tablicama, kao i da je Kurti prihvatio sve ono sto je prethodnih dana odbijao, rekao je u izjavi za Tanjug direktor Kancelarije za Kosovo i Metohiju Petar Petkovic. FOTO TANJUG/ SAVA RADOVANOVIC/ nr

Gruaja e njërit prej serbëve të Kosovës, Jelena Zhivkoviq, ka përgënjershtruar një deklaratë të drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Ajo ka thënë se nuk janë të vërteta deklarimet e Petkoviqit se Policia e Kosovës e ka ndjekur për ta arrestuar burrin e saj, që është shok i Milun Milenkoviqit “Llune“ dhe ka kërkuar nga ai dhe Beogradi që t’i ndalin etiketimet dhe sharjet.

“Burri im është shok i Milun Milenkoviqit, ata kanë themeluar një klub së bashku, por nuk është e vërtetë se e kanë ndjekur për ta arrestuar, siç ka thënë drejtoria e përgjithshme e Zyrës për Kosovë”, ka thënë Jelena Zhivkoviq për portalin serb N1. Ajo shtoi se askush nga Beogradi nuk e ka kontaktuar lidhur me këtë rast dhe se do të donte të dinte nga e ka marrë Petkoviqi këtë informacion.

Cani Travel

Ajo ka theksuar se situata nuk është e sigurt dhe se këto etiketime nga Beogradi për serbët që janë dhe duan të jetojnë në Kosovë nuk janë të mira.