Në 12 vende të ndryshme të qytetit është kërcënuar me bomba në Beograd. Deri tani nuk ka shpërthime, por hetimet po vazhdojnë në të gjitha anët. Autoriteteve serbe u është dërguar një e-mail nga gmail, ku thuhet se bombat janë vendosur në Konviktin Studentor në Bulevardin Kralja Aleksandra, në Ambasadën e Bjellorusisë në Deligradska 13, në TC Ushçe, në restorantin KFC në Sheshin e Studentëve, në aeroportin ndërkombëtar “Nikola Tesla”, në Qendrën Tregtare Delta City në rrugën Jurija Gagarina, në Fakultetin Filozofik, në Rektorat, në Universitetin e Arteve në Kosançiçev Venec, në KBC Zemun, si dhe në pikat e basteve Meridianbet në rrugën Gandijeva si dhe në rrugën Narodnih Heroja, njofton Diaspora Today.
Policia ka konfirmuar lajmet për kërcënime njoftojnë mediat serbe, por deri tani nuk është zbuluar ndonjë mjet shpërthyer. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto kërcënime deri tani.