Në Gjermani shënohet një ulje e lehtë e inflacionit edhe në prill, pra për të dytin muaj radhazi.
Siç raporton Enti Federal i Statistikave, norma e inflacionit në prill ishte 7.2 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në muajin mars të këtij viti, inflacioni ishte 7.4 për qind.
Megjithatë, tendenca e rritjes së çmimeve mbetet edhe më tutje në nivel të lartë. Çmimet e ushqimit janë rritur 17.2 për qind dhe ky faktor ndikon më së shumti në trendin e inflacionit. Çmimi i produkteve të energjisë në prill u rrit 6.8 për qind krahasuar me 3.5 për qind në mars.