Rita Ora me paraqitje mbresëlënëse në Eurovision 2023

LIVERPOOL 20230509 Rita Ora sjunger sin nya singer Praising you featuring Fatboy Slim under mellanakten under tisdagens semifinal i Eurovision Song Contest i Liverpool. Liverpool Sverige x10070x *** LIVERPOOL 20230509 Rita Ora sings her new singer Praising you featuring Fatboy Slim during the interlude of Tuesdays semi-final of the Eurovision Song Contest in Liverpool Liverpool Sweden x10070x PUBLICATIONxNOTxINxDENxNORxSWExFIN Copyright: xJessicaxGow/TTx EUROVISION 2023 SEMIFINAL 1 TTABB0000000000185257

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora performoi mbrëmë në cilësi të mysafires në natën e parë të gjysmëfinales së Festivalit Eurovision 2023, në Liverpool të Britanisë së Madhe. Ylli shqiptar i popit ndezi skenën me hitet e saj, por ajo çfarë tërhoqi vëmendje ishte një 12-vjeçare, balerinë ukrainase e cila iu bashkua performancës së Rita Orës. 

Pas prezantimit të mbrëmshëm në Liverpool, Rita ka shkruar se ka qenë nder i veçantë për të ky performim.

Cani Travel

“Çfarë nderi dhe një moment i veçantë të jem në skenën kryesore të Eurovision duke interpretuar disa nga këngët e mia të preferuara dhe këngën time të re Praising You. Faleminderit ekipit, Liverpoolit dhe sigurisht juve, fansave të mi të jashtëzakonshëm. Shpresoj se ju pëlqeu aq shumë sa mua më pëlqeu ta performoja. Dërgimi i dashurisë për të gjithë ata që shikojnë në të gjithë Evropën dhe natyrisht në Ukrainë. Qëndroni të fortë, ne të gjithë ju duam”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Shqipëria me përfaqësimin e Albina Kelmendit dhe familjes së saj do të paraqitet të enjten më 11.maj, në natën e dytë të gjysmëfinales.

Nata finale e Eurovision 2023 mbahet më 13 maj.