OECD: Gjermania e dyta në Evropë për nga niveli i taksave

Gjermania bën pjesë ndër vendet me taksat më të larta krahasuar me vendet e tjetra të industrializuara të botës.

Gjermania renditet e dyta në radhën e vendeve të industrializuara për nga niveli i taksave. Njerëzve u duhet të paguajnë taksa shumë të larta në këtë vend. Ky është rezultati i një studimi krahasues të ndërmarrë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). „Sipas një krahasimi ndërkombëtar të ardhurat e ulëta dhe të mesme në Gjermani u nënshtrohen taksave dhe detyrimeve relativisht të larta“, tha kreu i degës së OECD-së në Berlin, Nicola Brandt, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sipas Brandt kjo vjen kryesisht për faktin se sistemet e sigurimeve shoqërore financohen kryesisht nga kontributet për sigurimet shoqërore. Megjithatë taksat relativisht të larta kompensohen disi më pas nga përfitimet e drejtpërdrejta siç janë të drejtat e pensionit, sigurimet shëndetësore dhe sigurimi në rast papunësie.

Cani Travel

Në Evropë vetëm Belgjika ka taksa më të larta se Gjermania, që e vështirëson buxhetin e njerëzve në këtë vend. Niveli i taksave në Gjermani shkon kryesisht nga 14 deri në 45%, varësisht nga niveli i të ardhurave. E në disa raste shkon madje deri në 48%.