Shoqata e lojtarëve të Major League Soccer (MLS) publikoi listën e futbollistëve më të paguar. Në krye të kësaj liste është futbollisti shqiptar, sulmuesi i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri, i cili fiton 8.153.000 dollarë këtë sezon. Ai zë një pjesë të rëndësishme (rreth 43 për qind) në librin e pagave të Chigago Fire. Edhe vitin e kaluar, Shaqiri ishte futbollisti më i paguar në ligën amerikane të futbollit, e kështu është edhe këtë vit.
Menjëherë pas Shaqirit, pra në vendin e dytë, është ylli i Toronto FC, Lorenzo Insigne, paga e të cilit është 7.500.000 dollarë. Vetëm 56.250 dollarë ndajnë Insigne nga sulmuesi i LA Galaxy, Chicharito Hernandez, dhe pas tij, ështe një tjetër sulmues i Toronto, Federico Bernardeschi (6.295.381 dollarë).
Paga mesatare e lojtarëve në Major League Soccer është rritur 11% krahasuar me vitin 2022, në një shifër rreth 530.000 dollarë.