Kombëtarja e Kosovës në volejbollin në rërë U22, në konkurrencën e femrave, ka fituar titullin e Kampionit Ballkanik që u mbajt në Shtip të Maqedonisë së Veriut.
Dyshja Melirona Avdullahu/Yllka Jashari të drejtuara nga Vildane Jashari në finalen e mbrëmshme ka mposhtur kombëtaren turke me rezultat 2:1 në sete (21:19, 18:21, 15:4). Gjatë tri ditëve të garës, ekipi i Kosovës tregoi lojëra cilësore.
Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) uroi vajzat tona për suksesin e tyre dhe vlerësoi se “ky sukses i madh tregon se Kosova ka talent dhe potencial të madh në beach volley dhe vajzat tona janë burim frymëzimi për brezat e ardhshëm të sportisteve”.