I dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të presë sot në Bruksel kryenegociatorët e dy shteteve, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq. Në fokus të bisedimeve do të jetë implementimi i marrëveshjes së 27 shkurtit për normalizimin e marrëdhënieve dhe hapat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Marrëveshja për shtensionimin e situatës në veri u arrit më 10 korrik në Bratisllavë të Sllovaksië, në takimin që kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi zhvilloi me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Qeveria e Kosovës ka ulur tashmë për 25 për qind praninë e forcave policore në ndërtesat komunale dhe ka shprehur gatishmerinë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.