Inflacioni në Eurozonë dhe në Gjermani ka shënuar një rënie të vogël gjatë muajit korrik 2023. Inflacioni në Eurozonë ka rënë në korrik të vitit 2023 në 5,3 % krahasuar me një vit më parë, ndërsa në Gjermani në korrik ka qenë 6,2 %, që është gati 1 % më shumë se në vendet e tjerë të zonës ku përdoret euro. Ky është niveli më i ulët i inflacionit në Eurozonë që nga fillimi i vitit 2022.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve, në Gjermani gjatë vitit 2023 do të ketë një recesion prej rreth -0,3%. Ndërsa në Eurozonë gjendja do të jetë pak më e mirë, sepse atje nuk pritet ndonjë recesion. Gjendja më e mirë në tremujorin e dytë ka qenë në Francë dhe në Spanjë, por kampione e këtij tremujori ka qenë megjithatë Irlanda me një rritje ekonomike prej 3,3%. Siç mund të shihet nga këto shifra, Gjermania për momentin po kalon një fazë më të vështirë ekonomike se shumë vende të tjera në Eurozonë.