Në Mitrovicën e Veriut mbahet sot protesta e serbëve lokalë, të cilët kundërshtojnë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë.
Qytetarët serbë janë grumbullar në sheshin e Mitrovicës së Veriut, e në krye të tyre janë parë edhe zyrtarë të Listës Serbe, njoftojnë mediat e Kosovës.
BQK-ja e ka publikuar rregulloren e re mbi ndalimin e dinarit më 17 janar dhe ajo ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BKQ), të cilin e ka quajtur të pavarur në zbatimin e rregullores së saj.
Ai ka theksuar se nuk ka plane për masë ndëshkuese dhe se do t’u jepet kohë serbëve etnikë për t’u përshtatur me këtë ndryshim.