Ambasadori gjerman në Kosovë Jörn Rode pohon se Gjermania do të vazhdojë me mbështetjen e Kosovës dhe mbetet një partnere e fortë në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.
Pas dorëzimit të raportit të Komisionit Evropian për progresin e Kosovës, nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog. ambasadori gjerman në Prishtinë kumtoi: “Gjermania vazhdon të jetë një partnere e palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE”.
Ndërsa shefi i Zyrës së BE në Kosovë, Szunyog tha se “Raporti vlerëson përparimin e bërë në disa fusha”. Por, sipas tij, “mbetet shumë punë për t’u bërë”, në fushat e reformave. Weniger anzeigen