I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka pritur sot në Bruksel grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë, të ngarkuara për çështjen e targave. Ky është takimi i tyre i parë për këtë çështje, pas tensioneve në veri dhe marrëveshjes që simbolet e shtetit në targa të mbulohen me stiker.
Lajçak kumtoi: “Në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve në takimin e parë të Grupit Punues për targat e veturave, siç jemi pajtuar më 30 shtator. Grupi që u kryesua nga këshilltarët e mi do të takohen në baza të rregullta. Unë besoj që ata do të prezantojnë gjetje konkrete për gjashtë mua.
Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Ky vendim u pasua me protesta e ngritje barrikadash në afërsi të dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak. Tensosjet kanë qenë të mëdha, madje me fluturime ajrore në zonën kufitare dhe kërcënime të hapura.
Por me 30 shtator, me ndërmjetësimin e BE-së, palët arritën një zgjidhje të përkohshme dhe të dyja shtetet më 4 tetor filluan vendosjen e etiketave ngjitëse në simbolet shtetërore në targa.Me këtë marrëveshje palët kanë rënë dakord të formojnë grupe pune, të cilat janë takuar sot për herë të parë dhe brenda gjashtë muajsh duhet të gjejnë një zgjidhje të përhershme për lirinë e lëvizjes.