Trump flet për Kosovën dhe Serbinë

Ish- presidenti Donald Trump thotë se marrëveshja mes këtyre vendeve gjatë administratës së tij ka qenë historike.

Deklaratën e Donald Trumpit e ka publikuar Taylor Budowich, drejtor për komunikim i Trumpit. Këtu thuhet se Marrëveshja e Washingtonit „është historike dhe nuk duhet të braktiset“.

“Populli i mrekullueshëm i Serbisë dhe Kosovës ka kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit të tyre ekonomik. Marrëveshjet e ndërmjetësuara nga administrata ime janë historike dhe nuk duhet të braktisen, shumë jetë janë në pikëpyetje. Rajoni është shumë i rëndësishëm dhe njerëzit kanë pritur shumë gjatë që kjo punë të lihet mënjanë”, thotë Trump në deklaratën e publikuar nga Taylor Budowich.

Cani Travel

Ai thekson se Grenell e vizituar sot kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, duke i jep rendësi marrëveshjes që dy shtetet kanë bërë gjatë administratës Trump.

“Sot, i Dërguari im Ambasadori Rich Grenell vizitoi kufirin Kosovë-Serbi për të theksuar këtë marrëveshje të rëndësishme. Ashtu siç dëshmuam në Lindjen e Mesme me Marrëveshjet e Abrahamit, paqja dhe normalizimi ekonomik është i mundur, por kërkon një përpjekje të sinqertë dhe udhëheqje të palëkundur. Paqja është e mundshme, mos u dorëzo – prosperiteti afatgjatë për këto dy kombe është në pikëpyetje!”, thuhet në deklaratën e Donald Trump.