Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kumtoi se vendvotimet janë hapur në të gjitha komuant.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha në një konferencë për gazetarë se procesi i votimit në 21 komunat, që janë në balotazh, po mbahet pa probleme.
KQZ i fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë kushtetuese.
“Ju njoftojmë se tashmë janë hapur të gjitha vendvotimet në 21 komunat, që sipas listës përfundimtare të çertifikuar të drejtë vote kanë 1.260,571 votues. Votimet mbahen në 575 qendra me 1.638 vendvotime. KQZ fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, u shpreh Elezi.
Nëse dikush nu e ka të qartë, secili votues mund të shikojë në faqen zyrtare të KQZ-së dhe të mësojë vendvotimin e tij të saktë.
Votimet në balotazh po mbahen ndër tjerash edhe në qytetet më të mëdha, si Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani… Në shumë komuna pritet garë kokë më kokë. Në Prishtinë për kreyetar bashkie kandidojnë Përparim Rama dhe Arben Vitia.