Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. Për Rezolutën votuan 84 vende, kundër ishin 19 dhe abstenuan 68 vende.
Me këtë rezolutë, 11 korriku (dia kur ndodhi krimi në Srebrenicë) shpallet ditë ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.
Krimi në Srebrenicë u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007.
Mbledhja e sotme e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, nisi me një minutë heshtje për viktimat e 11 korrikut të vitit 1995.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq e ka quajtur rezolutën si të politizuar. “Të flasësh pas Gjermanisë dhe kundër rezolutës nuk është e lehtë për disa arsye sepse pa marr parasysh se ata të mëdhenjtë e fuqishmit që dominojnë këtu edhe në media do të akuzojnë për mohimin e një krimi të rëndë që ka ndodhur me të vërtetë në Sebrenicë”, ka thënë ai.
Vuciq shtoi se “Gjermania si vendi më i fuqishëm në Evropë beson se ka të drejtë të t’i japë mësime morale të gjithë atyre që nuk pajtohen me të”.