Sa i lartë është korrupsioni në universitete?

Rreth 43% e studentëve të universiteteve në Shqipëri e konsiderojnë korrupsionin një fenomen të zakonshëm deri në jashtëzakonisht të përhapur, ndërsa vetëm ¼ nuk e perceptojnë si të pranishëm. Këto janë rezutlatet e një një ankete të zhvilluar për muajt maj-qershor nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi IDRA. Kjo është një organizatë joqeveritare dhe e pavarur e ekspertëve që promovon vlerat e lirisë dhe demokracisë, dhe angazhohet për demokratizimin e shoqërisë shqiptare dhe procesine integrimit në Bashkimin Europian.

Sipas rezultateve të këtij hulumtimit, pothuajse një e katërta e të anketuarve nga Serbia (24%) vlerësuan se korrupsioni në fakultetet e tyre është shumë ose jashtëzakonisht i zakonshëm. Ndërsa një e pesta e të anketuarve (20%) nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mendojnë se korrupsioni është shumë ose jashtëzakonisht i zakonshëm në fakultetet e tyre.

Cani Travel

Studentët shqiptarë më shpesh kanë deklaruar se kanë përjetuar nevojën për të dhënë ryshfete që iu kërkohet nga profesorët/ stafi i fakultetit. Një në 10 studentë kanë thënë se u është kërkuar ryshfet. Të anketuarit nga Maqedonia e Veriut gjithashtu deklaruan se u është kërkuar nga profesorët të japin ryshfet relativisht më shumë (9%).

Studentët nga universitetet serbe më shpesh (afërsisht 61%) janë përgjigjur se nuk janë në dijeni fare për procedurën e raportimit të korrupsionit në fakultetet e tyre. Nga ana tjetër, studentët nga Shqipëria janë relativisht më të informuar se të tjerët për procedurat e raportimit të korrupsionit.

Sipas hulumtimit të Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi IDRA, ryshfeti në këmbim të notave dhe detyrimi për të blerë tekstet e pedagogëve për të kaluar provimet raportohen si format më të përhapura të korrupsionit. Kjo është një situatë që bie ndesh me të dhënat zyrtare që raportojnë institucionet e arsimit të lartë.

Studentët shqiptarë raportojnë më shumë raste të përballjes me korrupsionin se sa të anketuarit në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Por një pjesë e madhe dyfish më e lartë zgjodhi të mos përgjigjet për këto raste, gjë që ka të bëjë me frikën nga ndëshkimi, vlerësojnë ekspertët.