Sistemi ETIAS për udhëtimet e shtetasve të vendeve „të treta“ në zonën Shengen nuk do të futet në fuqi sot me datën 10 nëntor, siç kishte planifikuar Drejtoria e Përgjithshme e Migracionit dhe Çështjeve të Brendshme të BE. Kjo Drejtori ka kumtuar nga fundi i shtatorit se sistemi ETIAS do të futet në fuqi me 10 nëntor. Por Gjermania, Hollanda dhe disa vende të tjera kanë bërë të ditur se akoma nuk janë të gatshme ta zbatojnë këtë sistem.
Tani flitet se sistemi ETIAS do të futet në fuqi në pranverën e vitit 2025, e më së shpeshti përmendet data 1 maj 2025.
Sistemi ETIAS nënkupton që udhëtarët para udhëtimit në zonën Shengen duhet të regjistrohen në internet dhe të japin të dhënat e tyre personale.