Sipas një sondazhi në Gjermani: Zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më parë

Pas shpërbërjes së koalicionit qeveritar, dy të tretat e gjermanëve (65%) mendojnë se shpejt duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Në anën tjetër, një e treta e qytetarëve (33%) mbështesin planin e kancelarit, Olaf Scholz për të mos kërkuar votëbesimin ndaj qeverisë deri në janar të vitit 2025. Ky është rezultati i një sondazhi nga infratest dimap për ARD-DeutschlandTrend.

Cani Travel

46% e të anketuarve konsiderojnë se Unioni i Kristiandemokratëve dhe Kristiansocialëve (CDU/CSU) që është tani në opozitë duhet të drejtojë qeverinë e ardhshme federale.