Biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani nderohet nga mjekët në Gjermani

Shoqata e Mjekëve shqiptarë në Gjermani ka mbajtur gjatë fundjavës së kaluar takimin e 10-të të saj në lokalet e ‚Wirtschaftsclub’ në Dyseldorf. Kryetarja e Shoqatës, Marsela Ceno i akordoi me këtë rast biznesmenit dhe filantropit të njohur shiqptar Lazim Destani, Çertifikatën e Mirënjohjes për kontributin e madh në çështjen shqiptare dhe mbështetjen që i ka dhënë shoqatës së mjekëve shqiptarë në Gjermani. Zoti Destani, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni tha se krenaria dhe çastet e kënaqësisë që sjellin ngjarjet si kjo në Dyseldorf janë të rralla.

“Në Klubin Ekonomik të Dyseldorfit pata nderin të jem nikoqir i një pjese të trurit elitar shqiptar në Gjermani e më gjerë. Këtu Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani mbajti takimin e vet të radhës ku morën pjesë mbi 200 mjekë, stomatologë dhe fizioterapistë shqiptarë të punësuar nëpër qendra spitalore në qytete të ndryshme të Gjermanisë.

Cani Travel

Përmes ligjëratave dhe diskutimeve ata shkëmbyen përvojat dhe arritjet e tyre si specialistë që kanë bërë emër nëpër klinikat gjermane. Profesionalizmi i tyre i dha këtij tubimi karakter të lartë shkencor dhe nderoi gjithë të pranishmit. U ndjeva i nderuar që disa prej tyre pata mundësinë t’i takoj personalisht e të zhvilloj biseda shumë miqësore me ta.

Krenaria është akoma më e madhe kur i shikojmë bashkëkombësit tanë që, krahas ndërmarrësisë ekonomike, në Gjermani e më gjerë kanë bërë emër nderi edhe në shkencat elitare siç është mjekësia” shkruan në profilin e tij në Facebook z. Destani.