Boksieri nga Kosova Bernard Jakaj mposhti kundërshtarin serb që provokonte para meçit!

Boksieri nga Kosova, Bernardin Jakaj, e ka mposhtur kundërshtarin serb Marko Nikoliq të premten në mbrëmje, në meçin e vlefshëm për kategorinë gjysmë të rëndë. Nikoliq para duelin provokonte me postimin e e hartës së Kosovës, ku thuhet „nuk ka dorëzim“. Pas duelin përfundoi në spital.

Meçi i zhvilluar në Austri u dominua tërë kohën nga Bernard Jakaj. Boksieri me prejardhje nga Gjakova e rrëzoi kundërshtarin në rundin e tretë, por ai arriti ta vazhdojë meçin deri në fund. Fitorja e Jakajt ishte e padiskutueshme, pasi ai dominoi gati tërë kohën.

Cani Travel

Për Jakajn ishte ky meç mjaft i rëndësishëm, sepse 25-vjeçari vazhdoi bilancin e qindpërqindtë të fitoreve. Ai shënoi 14 fitrore në 14 paraqitje dhe synon edhe garën për kampion bote.

Mjaft i suksesshëm më parë ishte edhe Nikoliq, i cili ka shënuar 30 fitore dhe 3 humbje. Por serbi Nikoliq para duelit provokonte duke postuar hartën e Kosovës me flamurin serb dhe me shkrimin “S’ka dorëzim”. Ndërsa në ring të premten u fut me sirenat e bombardimit të NATO-s, nga ringu doli me ndihmën e trajnerëve të tij dhe vazhdoi me kontrolle të mjekut.

Jakaj pas meçit u tregua si profesionist i vërtet, me fjalët se e ka vlerësuar Nikoliqin si një boksier shumë të mirë. Jakaj falënderoi publikun fantastik dhe theksoi se synimi i tij është titulli kampion i botës.