Vuçiq: Nuk do të nënshkruaj asgjë në Ohër

Në Ohër mbahet sot takimi i shumëpritur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Faktorët ndërkombëtarë presin që palët të nënshkruajnë marrëveshjen e hartuar mbi bazën e planit gjermano-francez. Kryeminsitri Kurti ka shprehur gatishmëri për nënshkrimin, por në prag te takimit të sotëm (18.03.2023) në Ohër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq përsëriti se ai nuk planifikon të nënshkruajë asgjë në këtë tubim. Ai shtoi se “nuk ka ende një draft të asaj që do Bashkimi Evropian” në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Mirëpo, Vuçiq potencoi rëndësinë e formimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Në një fjalim të mbrëmshëm para qytetarëve në Sremska Mitrovica, presidenti serb tha se „Lufta e III-të Botërore nuk është larg dhe se detyra e tij është që ta shpëtojë Serbinë.“