Kushdo që nuk ka dokumente të vlefshme nuk do të lejohet më të hyjë në Gjermani dhe kontrolle të përhershme në kufi. Këto janë planet e CDU/CSU për politikën e migracionit, për të cilat pritet të votojë Bundestagu.
CDU/CSU kërkon një ndalim de facto të hyrjes në Gjermani për të gjithë personat që nuk kanë dokumente të vlefshme për të hyrë në Gjermani dhe që gëzojnë lirinë e lëvizjes që ekziston brenda BE – pavarësisht nëse ata bëjnë kërkesë për azil.
Ndër pesë pikat që sipas CDU/CSU duhet të zbatohen menjëherë, bën pjesë edhe „arrestimi i menjëhershëm dhe mbajtja në paraburgim“ e personave të cilët janë të detyruar të largohen nga Gjermania. Për këtë duhet të rriten në mënyrë të konsiderueshme kapacitetet përkatëse të burgjeve në landet gjermane.
Shkak për kërkesat e unionit CDU/CSU është sulmi vdekjeprurës me thikë i një afgani 28-vjeçar në qytetin e Ashafenburgut.
(DW)