Skitarja kosovare Kiana Kryeziu, ka përmbushur 5 kriteret e nevojshme për Normë Olimpike në disiplinën Sllallom i Madh (GS) për Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, njofton Federata Skitare e Kosovës.
Kiana po vazhdon përpjekjet për të siguruar norma edhe në disiplinat e tjera: Sllallom, Super G dhe Lëshim (Downhill).