Prej Vitit të Ri, pra nga 1 janari 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa vizë në zonën Shengen. Kanë mbetur, pra, vetëm edhe dy jave deri tek kjo datë e shumëpritur.
Por, për të udhëtuar në vendet e zonës Shengen, keni nevojë për dokumente të caktuara. Qeveria e Kosovës njoftoi se çfarë dokumente duhet të keni, gjë që mund të shikoni në foton e publikuar më lart.
Për më shumë informacione, mund të vizitoni edhe faqen: https://integrimievropian.rks-gov.net/…/pyetje-te…/