Lehtësim i madh për kosovarët në Bavari

Shtetasit e Kosovës që jetojnë në Bavari dhe të cilët duan të marrin nënshtetësinë gjermane në të ardhmen do ta kenë shumë më lehtë ta realizojnë këtë dëshirë. Prej datës 08.10.2021 asnjë shtetas i Kosovës që do të pajiset me nënshtetësi gjermane, dhe që për këtë i plotëson kushtet, në këtë land të Gjermanisë nuk do të jetë më i detyruar që paraprakisht të çlajmërohet nga nënshtetësia e Serbisë. Kjo është arritur me angazhimin e madh të komunitetit shqiptar në këtë land, shoqatave që veprojnë atje, por edhe duke i falënderuar mbështetjes dhe angazhimit të disa politikanëve të njohur atje. Ndër ata që janë angazhuar shumë në këtë drejtim ishte edhe deputeti i parlamentit të Bavarisë së Epërme, Deli Balidemaj.

Cani Travel

Ai bën të ditur se në këtë mënyrë është hequr një pengesë e madhe institucionale që “shtetasve shqiptarë të Kosovës ua vështirësonte jetën dhe ishte shumë e rënd për qytetarët e Kosovës”.

Më parë të gjithë shtetasit e Kosovës që kanë pasur nënshtetësi të Serbisë është dashur të çlajmërohen nga kjo nënshtetësi, para se të marrin nënshtetësinë gjermane, e që shumë shpesh ka qenë një pengesë e pakalueshme në këtë rrugë. Autoritetet e Serbisë i kanë zhagitur shpesh këto procese me vite të tëra. Ndërkohë që edhe çmimet e këtyre shërbimeve kanë qenë shumë të larta.

Kërkesat e komunitetit shqiptar nga Kosova në Bavari i kanë mbështetur shumë edhe Katharina Schulze, Gülseren Demirel, Streibl Herrman, por edhe shumë të tjerë.