Deputeti gjerman: Vuçiq – pengesa më e madhe në rrugën e Serbisë drejt BE-së

Gjermania nuk është kundër Serbisë, Gjermania dëshiron që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Por, pengesa më e madhe në rrugën e saj drejt BE-së është vetë presidenti i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kështu deklaroi për median serbe “Nova.rs” deputeti gjermano-kroat i Bundestagut, Josip Juratoviq, nga radhët e Partisë Socialdemokrate Gjermane.

Cani Travel

“Ne nuk jemi aspak kundër Serbisë, e sidomos kundër popullit serb. Ne dëshirojmë që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe kushtet për atë hyrje janë mjaft të qarta dhe pengesa më e madhe për përmbushjen e këtyre kushteve është pikërisht presidenti Aleksandër Vuçiç”, ka thënë Juratoviq.

Ai shtoi se Serbia është me kilometra larg anëtarësimit të plotë në BE dhe këtë e dëshmon edhe Rezoluta e Parlamentit Evropian për zgjedhjet e fundit, ku kërohet hetimi ndërkombëtar për shkak të parregullsive të shumta.