Sot pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të bëhet fjalë për situatën në Kosovë. Seanca është thirrur me kërkesën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorit të Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, me arsyetim se gjendja në Kosovë po keqësoohet.
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se Guajana, si kryesuese e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka vendosur që seanca për Kosovën, të jetë e hapur.
Daçiq, tha gjithashtu se „vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit është një nga vendimet të cilat synojnë t’i detyrojnë serbët të vendosin të largohen nga Kosova.“