FAZ: ‚Eksodi i shpikur‘ i serbëve nga Kosova

Pretendimi i Serbisë se nga Kosova ka eksod të serbëve „mund të hidhet poshtë si i rremë, bazuar në statistikat zyrtare të shtetit serb“, shkruan Michael Martens, korrespondent i gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung në Beograd në numrin e së mërkurës (07.02.) të gazetës gjermane „Frankfurter Allgemeine Zeitung“.

Martens thotë se „numri i serbëve në Kosovë ka vite që është në rënie të vazhdueshme, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për numrin e popullsisë në Serbi, përveç Beogradit, Novi Sadit dhe disa qyteteve të tjera“. Korrespondenti i FAZ bazohet për këtë pohim në përllogaritjet e „Iniciativës Evropiane për Stabilitet“ (ESI). Ajo ka shqyrtuar „shifra të disponueshme publike të qeverisë që lejojnë të nxirren përfundime mjaft të sakta për numrin e serbëve“.

Cani Travel

ESI analizon p.sh. shifrat e sigurimit shëndetësor të Serbisë. Sipas tyre „në vitin 2017 kishte ende 109.000 serbë të siguruar në Kosovë“, por „gjashtë vjet më vonë kishte më pak se 107.000“. Nga kjo del që rënia për Kosovën është 2.4%, por për Serbinë vetë, „rënia në të njëjtën periudhë ishte 2.9%.“

Zyra e Statistikave e Serbisë, citon FAZ, raporton një rënie drastike tënumrit të nxënësve (serbë) që ndjekin shkollat fillore në Kosovë: nga 14.500 në vitin 2004 në 10.700 në vitin 2021. Por në Serbi rënia është e njëjtë: „këtu sipas të dhënave zyrtare shtetërore shifrat ranë me 23%.

Allianz Kokollari

Përsa u përketpensioneve, në 11 vitet e fundit Serbia ka paguar 6,3% pensione më pak në Kosovë, kurse në Serbi ka paguar 2,6% më pak. Por ESI dhe FAZ kujtojnë se „punëdhënësi më i rëndësishëm për serbët e Kosovës është shteti. Fakti që serbët largohen nga Kosova me arritjen e moshës së pensionit nuk është i ri. Prej dekadash ka pasur një „eksod pensionistësh” nga Kosova“.

„Evolucioni demografik i pakicës serbe në Kosovë i përgjigjet tendencave të përgjithshme në të gjithë Evropën Juglindore për vite me radhë. Si rezultat i një kombinimi të niveleve të ulëta të lindjeve, emigrimit të lartë dhe mungesës së tërheqjes për emigracionin, numri i popullsisë po bie në të gjitha vendet e rajonit“, konkludon FAZ.

(DW)