Deutsche Bahn do të punësojë 25.000 punëtorë – 9000 vende të reja pune!

Kompania kombëtare e hekurudhave Deutsche Bahn planifikon të punësojë 25.000 punëtorë të rinj këtë vit. Këtu bëjnë pjesë edhe 9000 vende të reja të punës. Sipas drejtorit të Deutsche Bahn, Martin Seiler, qëllimi është të përmirësohet cilësia e punës, të dyfishohet numri i pasagjerëve dhe të bëhet një riparim i përgjithshëm i infrastrukturës pjesërisht të rrënuar, njofton Diaspora Today.

Meqenëse në Gjermani mungojnë shumë punëtorë, kompania do të përpiqet të sjellë punëtorë nga jashtë, e njohja e gjuhës gjermane nuk do të jetë e nevojshme për disa vende të punës. „Në të ardhmen, gjithnjë e më shumë punëtorë të kualifikuar do të sillen nga jashtë, për shembull nga Evropa Jugore, shumë vende të Ballkanit dhe Turqia. Sidoqoftë, anglishtja do të përdoret gjithnjë e më shumë si gjuhë pune, veçanërisht në sektorin e IT-së, tha drejtori i Deutsche Bahn, Martin Seiler.

Cani Travel