Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu njoftoi sot se Kosova i ka hapur korridoret ajrore me Shqipërinë. Në një postim në Facebook, Aliu tha se fluturimet drejt vendeve të Perëndimit do të shkurtohen për gati 15 minuta.
“Sapo u hapen zyrtarisht korridoret ajrore me Republikën e Shqipërisë. Fluturimet për në perëndim dhe anasjelltas shkurtohen për së paku 15 minuta. Nga 1 janari bashkatdhetarët përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë”, ka shkruar Aliu.