Në Vjenë u hap dje (03.06.2023) ekspozita “Mirë se vini në tavolinë” e artistit Artan Korenica. Ekspozita u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, në bashkëpunim me organizatën KA.
Një ndër plagët më të dhimbshme të luftës në Kosovë është edhe fati tragjik i të pagjeturve të shumtë. Kjo ekspozitë sjell historinë e nënës Ferdonije Qerkezi, e cila, sikurse edhe familjarë të tjerë të panumërt në Kosovë, pas gati një çerek shekulli akoma pret të dijë për fatin e katër fëmijëve dhe burrit të saj, të cilët u rrëmbyen me dhunë nga regjimi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Për 5 ditët në vijim, të interesuarit mund ta vizitojnë këtë ekspozitë në Palais Pálffy, Josefsplatz 6, 1010 Wien.