Në Këln mbahet sot (04.06.2023) festivali i madh i muzikës shqiptare me titull „Illyirian Festival“. Siç paralajmëron organizatori The Illyrian Glamour, do të jetë ky festivali më i madh shqiptar ‚Open Air’ në Gjermani. Në Tanzbrunnen në Këln, ku mbahet „Illyirian Festival“, ka vend për 12.000 vizitorë dhe ky është një nga vendet më të popullarizuara për mbajtejn e koncerteve të mëdha.
Në këtë festival janë ftuar 14 top-këngëtarë të muzikës shqiptare që kanë bërë bujë edhe në skenën muzikore të Evropës vitet e fundit. Vizitorët mund të dëgjojnë dhe shikojnë sot në Këln, ndër të tjerë, Dhurata Dorën, Dafina Zeqirin, Noisy, MC Kresha, Tayna, Kida, Ardian Bujupin etj.