Tiranë: Kaos në mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë

Mes kaosit, zhurmuesve dhe pa diskutime mazhoranca ka votuar projektligjet e parashikuara në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

PS ka miratuar e vetme projektligjet me 75 vota pro mes të cilave edhe dekoratat e dhëna nga Presidenti, ndërsa ka shtyrë nga diskutimi dhe miratimi ligjin për lojërat e fatit, njofton RTSH.

Cani Travel

Demokrati Edi Paloka, teksa ka marrë fjalën për procedurë, e ka krahasuar Kryeministrin Edi Rama, i cili nuk ndodh në seancën e sotme, me Enver Hoxhën. Sipas Palokës, Rama do të ketë të njëjtin fund me Hoxhën, teksa ka paralajmëruar se aksioni opozitar për moslejimin normal të punimeve të Kuvendit do të vijojë.

Para fillimit të seancës së sotme të Parlamentit, garda nuk i lejoi të futeshin brenda sallës së Kuvendit deputetët e përjashtuar të grupimit Bardhi – Berisha. Këta të fundit u kundërpërgjigjen duke hedhur miell drejt tyre, përfshirë edhe ndaj sekretarit të Përgjithshëm, Genc Gjonçaj.