Sonte në Gjermani fillon greva më e gjatë në historinë e hekurudhave. Sindikata e drejtuesve të trenave GDL do të paralizojë trafikun hekurudhor për rreth gjashtë ditë – duke filluar sonte në orën 18:00, fillimisht në trafikun e mallrave.
Të mërkurën në orën 02:00, greva do të zgjerohet dhe do të përfshijë edhe transportin e pasagjerëve. Është planifikuar që greva të zgjasë deri të hënën e ardhshme, më 29.01.2024 në orën 18:00.
Greva gjashtëditëshe organizohet sepse dështuan negociatat me Hekurudhat Gjermane (Deutsche Bahn) për rritjen e rrogave dhe shkurtimin e orarit të punës.