Zvicër: Dolën në shitje vinjetat për vitin 2024

Nga sot, 1.12.2023, mund të blehen vinjetat për përdorimin e autostradave në Zvicën për vitin 2024.

Këtë vit, pronarët e makinave mund të zgjedhin midis përdorimit të avantazheve të e-vinjetës të re ose blerjes së ngjitësit konvencional të taksave. Të dy versionet janë ekuivalente dhe kushtojnë 40 CHF.

Cani Travel

Gjatë 4 muajve të fundit janë shitur një çerek milion vinjeta elektronike – kryesisht turistëve, pasi banorët kishin blerë vinjetat e tyre në fillim të vitit, shkruajnë mediat zvicerane.

Zyra Federale e Doganave thotë se sistemi tani është testuar mirë dhe ka besim se gjithçka do të funksionojë mirë nga e premtja.