Agjencia e Kosovës për Regjistrim Civil njfotoi se rreth 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta të Republikës së Kosovës që nga 3 janari i këtij viti.
Ky numër po konsiderohet mjaft i madh dhe shtohet se pajiset me pasaportë për qytetarët po marrin kohë më shumë se një muaj.
Ndërkohë, zyrtarët në Aeroportin e Prishtinës kanë njoftuar se nga data 1-15 janar 2024 në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë janë regjistruar 103.248 udhëtarë në shkuarje, ose 20.531 udhëtarë më shumë se dyjavëshin e parë të vitit 2023.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shkruar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur vendi ynë gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza e deri më 19 janar, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3687 autobusë, ndërsa kanë dalë nga të gjitha pikat kufitare 2408 autobusë.