Kosova – temë debati në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos

Situata në Kosovë do të jetë tëmë debati në takimet e sotme që do të zhvillohen në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Ndërmjetësi evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, do të takohet ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të martën me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Cani Travel

Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka thënë se O’Brien e ka vlerësuar përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës, dhe ka diskutuar për përmbajtjen e Kosovës “përballë sulmeve dhe provokimeve”.