Gjermani: Qendra Multimedia nga Prishtina prezantohet me shfaqjen ‚Negotiation Peace’

Qendra Multimedia nga Prishtina prezantohet me shfaqjen ‚Negotiation Peace’ në Festivalin „Euroscene“ që është duke u mbajtur nga 7 deri më 12.11. në Lajpcig të Gjermanisë.

Regjisorja kosovare Blerta Neziraj dhe dramaturgu Jeton Neziraj trajtojnë në këtë shfaqje modele të ndryshme për negociatat e paqes në dekadat e fundit.

Cani Travel

Në prezantimin e organizatorit të festivalit në Lajpzig thuhet se „Qendra Multimedia nga Prishtina është një nga grupet më interesante teatrore në Evropën Juglindore, e cila gjithmonë sfidon publikun me tema të diskutueshme.“

Qendra Multimedia nga Prishtina do të prezantohet me shfaqjen ‚Negotiation Peace‘ edhe në teatrin Pumpenhaus në Mynster më 11.nëntor. Ky prezantim mbështetet nga shoqata URACult nga Këlni.