Gjermani: Rritet rreziku nga sulmet terroriste

Sulmi i përgjakshëm i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe ndërhyrja ushtarake izraelite pasuese shkaktuan emocione të mëdha dhe mobilizuan mijëra njerëz edhe në Gjermani. Kjo mund të shihet në një mënyrë tronditëse përmes valës së paprecedentë të antisemitizmit, për shembull, në sulmet e shpeshta ndaj hebrenjve dhe objekteve të tyre në Gjermani. Zhvillimi i mëtejshëm i situatës së sigurisë në Gjermani në masë të madhe varet nga zhvillimi i situatës në Lindjen e Mesme.

Shërbimet gjermane të sigurisë janë të shqetësuara për sulmet e mundshme me motive islamike në Gjermani. Ndaj presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang, thotë: „Rreziku është real dhe është më i madh se sa ka qenë për një kohë të gjatë“.

Cani Travel

(DW)